Historiku

24f2df05-29f9-45e4-a4f9-083a5044ecd7

Kompania  MiTo by Caterina Firenze  sh.p.k me qendër në Berat dhe administrator z. Kriton Prendi e ka filluar aktivitetin e saj në 3 tetor të 2005. Që prej kësaj periudhe kompania është rritur shumë në të gjitha aspektet dhe kapacitetet e saj.

Në fillimet e saj fabrika kishte si proces pune vetëm prerjen dhe axhunterinë (qepjen), duke ecur kështu deri në vendosjen edhe të linjës së montimit. Kapaciteti i prodhimit arrinte deri në 500 palë të qepura në ditë, me  rreth 50 punëtorë.

Dalëngadalë shoqëria filloi të zgjerohej dhe njihej në treg, kjo bëri që të konsolidohet dhe të rritet edhe më tepër. Duke parë kërkesën e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar për porosi, fabrika do të siguronte me të gjitha proceset e saj, prodhimin industrial e artizanal të llojeve të ndryshme të këpucëve për femra të çdo grup moshe, duke punuar me material të porositur për tregun e huaj, si dhe me materialin e saj për  tregun vendas si dhe duke krijuar marken apo brandin e saj “CaterinaFirenze”.

Sot  kompania punon me 6 linja axhunterie dhe 4 linja montimi si dhe reparti i prestarisë, i cili përbëhet nga 41 makineri prestarie. Të gjitha makineritë janë të teknologjisë më të fundit dhe të avancuara. Numri i puntorëve është rritur dhe aktualisht punojnë me kohë të plotë 550 punëtorë.

Kapaciteti prodhues sot arrin në 3000 palë në ditë.

Kompanitë për të cilat ka punuar dhe punon MiTo by Caterina Firenze  sh.p.k janë të njohura në tregun europian dhe atë botëror.

Disa prej tyre janë:

  • Benetton
  • Sisley
  • Aldo
  • Zara
  • Paola Ferri
  • Alba Moda
  • Office Girl
  • Tata italia
  • Bagatt
  • Nome    
  • Bata
  • Primadonna
  • Etj…

Pika e fortë e MiTo by Caterina Firenze  sh.p.k është manualiteti i përpunimit nga një lëkurë crust në shumëllojshmëri ngjyrash dhe finisazhesh në bazë të kërkesave të tregut.

Kontakt