Fabrika

fabrika_header Në ambjentet e fabrikës sonë moderne prej 10000 metrash katrore, prodhojmë këpucë, sandale dhe çizme. Makineritë tona nuk i kanë kaluar pesë vite pune dhe reparti ynë i prodhimit është i gjithi në një kat. Linja jonë e produkteve e fokusuar në një drejtim na bën të mundur të ofrojmë procese më të thjeshta me cilësi jashtëzakonisht të lartë. Sot kompania punon me 6 linja axhunterie dhe 4 linja montimi si dhe reparti i prestarisë, i cili përbëhet nga 41 makineri prestarie. Të gjitha makineritë janë të teknologjisë më të fundit dhe të avancuara. Numri i puntorëve është rritur dhe aktualisht punojnë me kohë të plotë 550 punëtorë. Kapaciteti prodhues sot arrin në 3000 palë në ditë. Klientët tanë sigurojnë dizenjot dhe lëndën e parë për produktet. Kjo na ndihmon të përqëndrohemi në prodhimin eficent të këpucëve. Pika e forcës së Mito by Caterina Firenze sh.p.k është manualiteti i përpunimit nga një lëkurë CRUST në shumëllojshmëri ngjyrash dhe finisazhesh në bazë të kërkesave të tregut.

Kontakt